
Webmaster Day është një takim i webmasterave shqiptar i cili do të organizohet këtë fundvit në Tiranë.
Takimi ka si qëllim njohjen nga afër të webmasterave dhe diskutimin e mënyrave të ndryshme të bashkëpunimit,të organizimit të punëve etj.
Universiteti Planetar i Tiranës na ka vënë në dispozicion sallën e konferencave dhe ambjentet e tij për zhvillimin e kësaj konference. Përkohësishtë jemi duke punuar me programin dhe të gjithë ata që kanë aplikuar për të qënë pjesmarrës do të njoftohen me e-mail për çdo zhvillim të ri.
Takimi mendohet të organizohet ndërmjet 20-25 dhjetorit të këtij viti me qëllim që të kenë mundësi të jenë të pranishëm edhe shumë webmastera të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë.
Programi fillestar ka të bëjë me disa pika si :
1- Bashkëpunimi
2- Përdorimi i programeve me pagesë dhe alternativave Open Source
3- Mundësitë e zhvillimit të domaineve .AL
4- Teknika përfitimi
5- Siguria e faqeve
6- Teknika SEO
etj.
Janë të lutur të gjithë pjesemarrësit e konfirmuar dhe që kanë deshirë të thonë një fjalë të shkurtër në takim të dërgojnë brenda datës 10 dhjetor 2009 një kopje të fjalës së tyre në mënyrë që të kemi mundësinë të përgatisim nga një kopje të printuar për t'ia bashkangjitur programit të takimit.
Për të kryer aplikimin për të qënë pjesë e Webmaster Day Tiranë ju lutem klikoni këtu


